Tahiri i AAK-së: Të premten na pret një seancë e gjatë plenare - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Të premten na pret një seancë e gjatë plenare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të premten në një seancë plenare pritet që të mblidhen deputetët e Kuvendi të Kosovë. Ligji i Pagave pritet që të jetë temë diskutimi në seancën e ardhës.

E këtë seancë si njërën nga më të rëndësishmet e ka quajtur deputeti i AAK-së Besnik Tahiri.

“Për AAK-në kjo është një nga seancat më me rëndësi për shkak që në trajtim vjen ligji i shumëkërkuar, Ligji i Pagave që fatkeqësisht nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik për shkak se nuk ka as koeficient”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së, kritika pati edhe për ligjin tjetër, atë për Zyrtarët Publik.

Për mua personalisht ai nuk është Ligji për Zyrtarët Publikë, por ligji për kapjen e zyrtarëve publikë, për shkak se interferohet drejtpërdrejtë në kundërshtim me BE-në në sistemin e meritokracisë. Pra, dora politike po zgjatet shumë në kapje të zyrtarëve publikë” tha shefi i deputetëve të AAK-së.

E gjithë këto deklarata shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri i bëri pas daljes nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Lajme të ngjashme