Tahiri i AAK-së nuk dorëzohet: Ngritjen e kam synimin e radhës, dorëzimin asnjëherë - NACIONALE

Tahiri i AAK-së nuk dorëzohet: Ngritjen e kam synimin e radhës, dorëzimin asnjëherë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar edhe një herë se në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk ka arritur të marrë besimin e nevojshëm të qytetarëve për ulëse në Kuvend.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ai ka falënderuar 9 mijë e 693 qytetarët që e kanë votuar, duke paralajmëruar rikthim.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se do t`i analizojë arsyet se pse votuesi i AAK-së nuk e ka votuar sa duhet.

“Unë do të vazhdoj të jem i njëjti, por do të më duhet do kohë për të analizuar dhe reflektuar mbi këtë çka ka ndodhur. Në veçanti, më duhet të analizojë cilat janë arsyet që votuesi i AAK-së në një përzgjedhje preferenciale, me mundësi të zgjedhjes së 10 kandidatëve nuk e kanë parë të rrugës që unë të jam njëri prej dhjetëve në preferencën e tyre”, ka shkruar ai, duke shtuar se nuk do të dorëzohet në rrugën për t`u rikthyer.

“Përndryshe, jam krenar për punën që bëra në 4 vitet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe thellësisht mirënjohës për 9,693 qytetarë që votuan dhe besuan se duhej të vazhdoja si përfaqësues i tyre në Kuvend. Ngritjen e kam synimin e radhës, dorëzimin asnjëherë. Faleminderit për të gjithë ju që më besuat gjithmonë, e edhe kësaj radhe!”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme