Tahiri i AAK-së: Anëtarësimi i Kosovës në KE të mos ndërlidhet me procese si ai i dialogut - NACIONALE

Tahiri i AAK-së: Anëtarësimi i Kosovës në KE të mos ndërlidhet me procese si ai i dialogut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se proceset e tjera politike nuk duhet të ndërlidhen me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këto komente Tahiri i bëri gjatë takimit me ambasadorët që u mbajt sot.

Ai po ashtu njoftoi të ketë theksuar nevojën që qytetarët e Kosovës të kanë qasje në instrumentet që ky institucion i ka, në veçanti në Gjykatën për të drejtat e njeriut.

“Anëtarësimi në Keshillin e Evropës të mos ndërlidhet me procese tjera politike! Në takimin e mbajtur sot me Ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, vendet e të cilëve janë anëtarë të Këshillit të Evropës, fillimisht i falënderova për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim, duke theksuar se Kosova, kushtetuta e saj, dhe ligjet më të rëndësishme i kanë përfillë dhe mishëruar vlerat që i përfaqëson ky institucion në legjislacionin përkatës. Po ashtu, theksova nevojën që qytetarët e Kosovës të kanë qasje në instrumentet që ky institucion i ka, në veçanti në Gjykatën për të drejtat e njeriut. Nga Ambasadorët kërkova që ky proces mos të ndërlidhet me procese tjera politike, si ajo e dialogut dhe çështjeve tjera, por si një e drejtë qytetare dhe e drejtë e shtetit të Kosovës për të qenë pjesë e këtij institucioni.” – tha ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme