Tahiri fton shqiptarët e Luginës të regjistrohen: Është moment historik për t`i rezistuar përndjekjes
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka ftuar shqiptarët e Luginës që të regjistrohen në procesin e regjistrit të popullsisë që po zhvillohet atje.
Ai ka kritikuar Serbinë për politikën që po ndjek ndaj shqiptarëve të kësaj pjese.
Sipas Tahirit, ky është një moment historik për t`i rezistuar përndjekjes dhe për ta frenuar asimilimin e vendbanimeve historike të shqiptarëve.
“Kanë mbetur edhe katër ditë që procesi i tillë të përmbyllet, prandaj e konsideroj si shumë të nevojshme se që nga këtu unë dhe secili prej jush të iu bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë që të shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit të përkatësisë kombëtare. Sepse ky është një koment historik për t`i rezistuar përndjekjes dhe për ta frenuar asimilimin e vendbanimeve historike të shqiptarëve të Luginës”, ka thënë Tahiri.