Tahiri: Erdha, dështova, mashtrova, pranova - i atribuohet Kurtit pas pranimit publik të Asociacionit - NACIONALE

Tahiri: Erdha, dështova, mashtrova, pranova - i atribuohet Kurtit pas pranimit publik të Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të kryeministrit, Albin Kurti, që tha se në propozimin e BE-së, ka Asociacion.

Ajo ka thënë se Kurti ka dështuar, mashtruar dhe pranuar Asociacionin.

ERDHA, DËSHTOVA, MASHTROVA, PRANOVA -i atribuohet Kurtit pas pranimit publik te asociacionit.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Kurti mbrëmë në intervistë në RTK ka thënë se brenda propozimit evropian, ka Asocacioni.

Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.” – deklaroi Kurti.

Lajme të ngjashme