Tahiri e vlerëson “të dështuar” qeverisjen e Kurtit: Katër vjet asgjë - NACIONALE

Tahiri e vlerëson “të dështuar” qeverisjen e Kurtit: Katër vjet asgjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur qeverisje ”të dështuar” pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ia ka numëruar mospërmbushjen e pikave të programit të saj garues ”Krejt dhe Drejt”.

“Besimi i qytetarëve është tradhtuar. LVV-ja është partia që po i bënë gati katër vjet qeverisje dhe gjithçka që ka bërë deri tash është vetëm në letër”, tha Tahiri në një konferencë për media.

“Kjo qeveri është fshehur që tri vite e gjysmë pas asaj se kam pengesa në zbatimin e programit qeverisës. Çfarë pengese ka nga opozita kjo qeveri për të zbatuar planprogramin e vet? Pra kush i pengon? Në letërnjoftimin e kësaj qeverie për vitin 2024 asnjë ligj i cili lidhet me politikat e programit “Krejt dhe Drejt” nuk është përfunduar”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme