Tahiri e shqetësuar për kritikat e ShBA-së: Kosova po ec drejt ndëshkimeve të reja
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, është shprehur e shqetësuar me kritikat e fundit të ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O'Brien, për Kosovën.
Ajo ka bërë me dije se në 16-vjetoirn e shpalljes se pavarësisë, Kosova po ec drejt festes dhe ndëshkimeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka treguar se pse kryeministrit Albin Kurti nuk i bëjnë përshtypje kritikat e SHBA-së.
“Pas ketij kercenimi shqetesues nga Jim Obrien, zevendessekretar i Amerikes, Kosova po ec drejt festes dhe ndeshkimeve. Kurti s`beri asgje per liri dhe pavaresi, andaj nuk i ben pershtypje ndeshkimi..”, ka shkruar Tahiri.