Tahiri: Do të kërkojmë komision hetimor për djegien e zyrave të IML-së dhe zhdukjen e mostrave të Astrti Deharit
Kryetari i Grupit Parlament i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se kjo parti do të kërkojë komision hetimor për hetimin e djegies së disa zyrave të Institut të Mjekësisë Ligjore.
Në seancën e sotme, ai ka bërë me dije se ky komision do të hetojë edhe zhdukjen e mostrave të Astrit Dehari.
“Do t`i propozojmë kuvendit të Kosovës një komision hetimor, i cili do të hetojë dëmet që ka shkaktuar ky zjarr i fundit në IML. Cilat janë ato dëme? Çfarë raportesh janë dëmtuar? Çfarë ekspertizash janë djegur? Çfarë mostash janë djegur. Pra të gjitha këto që ju po i mbani të fshehur qytetarët e Kosovës kanë të drejt të dinë. Ky komision do të hetojë po ashtu edhe humbjen e mostrave të Astrit Deharit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka bërë me dije se themelimi i këtij komisioni do të propozohen javën e ardhme.
Ai ka kritikuar partinë në pushtet, duke thënë se sa herë ka skandale zyrtarët e VV-së flasin për Serbinë dhe Rusinë.
“Sa here kemi shpërfaqje të skandaleve të kësaj qeverie dhe këtyre institucioneve zakonisht pjesëtarët e kësaj mazhorance dalin në foltore e flasin për Serbinë. Flasin për Serbinë, flasin për Radouçiqin, flasin për Rusinë, flasin për mundësinë e sulmeve, vetëm e vetëm për t`i ikur një debati për skandalet për të cilat jemi duke diskutuar këto ditë”, është shprehur ai.