Tahiri: Do t'ia kapim Konjufcës edhe mikrofonin për ta ndalur projektligjin e ri për Zyrtarët Publikë - NACIONALE

Tahiri: Do t'ia kapim Konjufcës edhe mikrofonin për ta ndalur projektligjin e ri për Zyrtarët Publikë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar projektligjin e ri për Zyrtarët Publik, i cili është publikuar nga Qeveria e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Tahiri ka deklaruar se opozita do të përdor çdo mjet demokratik në Kuvend për ta ndalur miratimin e këtij projektligji.

Ai ka thënë se nëse është nevoja kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, do të ia kapin edhe mikrofonin për ta ndalur këtë ligj.

“Si të dalë ky projektligj në konsultime publike do ta filloj një proces të konsultimi me opozitën për të parë se si të veprojmë. Sepse nuk duhet të lejojmë kalimin e këtij projektligji. Ne do ta përdorim secilën metodë demokratike për ta kundërshtuar këtë projektligj. Nëse është nevoja do t’i kapim edhe mikrofonin kryetarit të Kuvendit për ta penguar këtë projektligj. Ky projektligj duhet të ndalet sepse prek funksionim vital të shtetit. Vetëm nëse je kundërshtar i madh i këtij vendi mund ta hartosh dhe miratosh një projektligj të tillë”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme