Tahiri: Diplomacia e Ukrainë duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë
Ish-zëvendeskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar negociatat paqësore Ukrainën.
Ajo ka bërë me dije se diplomacia e Ukrainas duhet të bazohet ne Marrëveshjen e Rambujesë, më të cilën Kosova e fitoi lirinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo marrëveshje ishte shumë e suksesshme.
“Bisedimet paqesore per ndaljen e luftes ne Ukraine po zhvillohen, sipas Zelensky-t 'pjesa e sigurise se marreveshjes me Ameriken eshte afer nenshkrimit - bisedat per ceshtje territoriale jane thelbi i marreveshjes, qe jane ne rrjedhe - sipas mendimit tim, fitorja e territoreve percakton fitoren e Ukraines - diplomacia e Ukrainase duhet te bazohet ne Marreveshjen e Rambujese, me te cilen Kosova fitoi lirine dhe mbrojti sovranitetin dhe integritetin teritorial - pavaresia erdhi ne gradualitet, sic e percaktuam ne Marreveshja duke lene deren e hapur per pavaresine e Kosoves, te cilen e gezojme sot te gjithe..”, ka shkruar ajo.