Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përseriet në qeverisjen e Bedri Hamzës - NACIONALE

Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përseriet në qeverisjen e Bedri Hamzës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka shkurar në lidhje me Ditën e Demokracisë.

Sipas tij, nën qeverisjen e kryeministrit në ardhje siç e quan Ai kandidatin e PDK-së Bedri Hamzën, nuk do të ketë cenim të vlerave demokratike që janë të mishëruara në sitemin tonë kushtetues.

E plotë:

Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza.

Lajme të ngjashme