Tahiri beson se Asociacioni s’është kusht për KiE, kërkon që “qeveria të ketë kujdes” - NACIONALE

Tahiri beson se Asociacioni s’është kusht për KiE, kërkon që “qeveria të ketë kujdes”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, beson se për anëtarësimin e Kosovës në KiE “nuk është kusht” Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe. Këtë ai e bazon duke u thirrur në raportin e Bakoyanis vetëm në pikën 11, por jo edhe në atë 39, ku politikanja greke u bën thirrje vetë Komitetit të Ministreave “ta kenë dukshë lart në konsideratë Asociacionin...për të pranuar aplikimin e Kosovës për anëarësim në KiE”.

Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht”.

Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai

Lajme të ngjashme