Tahiri: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po ofrohet
Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendet në Paris, ku po merr pjesë në dy komitet të këshillit.
Ai ka treguar se ka adresuar çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke prezantuar politikat dhe çështjet që janë me interes të këtij institucioni.
“Në Këshillin e Evropës, në Paris, jam duke marrë pjesë në dy komitete: në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, si dhe në atë për Barazi dhe Antidiskriminim. Në këto komitete adresova çështje që ndërlidhen me nevojën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, njëkohësisht prezantova politikat dhe çështjet që janë me interes të këtij institucioni”, ka shkruar ai.
Ai ka treguar se në Komitetin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm ka adresuar nevojën për një mbështetje më të fuqishme për Kosovën në sektorin e energjisë elektrike.
“Është kënaqësi të jesh përfaqësues i Kosovës dhe të adresosh tema të cilat e ndihmojnë qytetarin e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u afruar. Besoj se shumë shpejt Kosova do të jetë pjesë e këtij institucioni, në veçanti duke e ditur që ndikimi rus është ka bie”, ka shkruar ai.