Szunyog për Ditën e Evropës: Kosova e ka vendin në BE
Në Ditën e Evropës, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka dhënë mesazhe inkurajuese për Kosovën dhe vendet e rajonit.
Derisa ka marrë pjesë në inaugurimin e muralit të “Energjisë së Mirë”, zyrtari i BE-së, se Kosova dhe vende e Ballkanit Perëndimor vendin e kanë në Bashkimin Evropian.
“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”, ka thënë ai.
Me këtë rast, ai ka folur edhe për ndihmën që BE-ja i ka dhënë Kosovës në fushën e energjisë.
“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbush standardet e BE-së”, ka deklaruar Szunyog, raporton EO.