Syla: Xhemati i Kurtit ja ka nisë me i sha me të madhe njerëzit e Bidenit - NACIONALE

Syla: Xhemati i Kurtit ja ka nisë me i sha me të madhe njerëzit e Bidenit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Valon Syla ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të aleancave me shtetet perëndimore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se ish-presidentit Donald Trump është duke udhëhequr në sondazhe.

Sipas tij, Kurti i ka prish raportet me republikane dhe demokratet.

Ai ka bërë me dije se përkrahesit e Kurtit ja ka nis me i sha me të madhe edhe njerëzit e presidentit Biden.

Trump koka tu udheheq perseri ne sondazhe amerikane. Ky kryeministri jonë skllotë e pat bo me Republikanë, tu e fut edhe Kosovën në polarizim politik amerikan. Tash ky xhemati propagandistë i Albin Kurtit, ja kan nis me i sha e me ofendu me të madhe njerëzit kyç të Bidenit dhe demokratëve. Me Republikan e glaciti, me Demokratë s’un po gjen gjuhë të përbashkët, me Edi Ramën fol një herë n’tre muaj edhe ato me zor. Madje edhe Borellin e quajti “pro-Serb”. A bon me ditë me kon met ky njeri me bashkpunu? Me Amerikë JO. Me Bashkimin Europian JO. Me Shqipëri JO. Ani kur ma bojshin Albini flet anglisht. Çka po vyn me ditë anglisht kur kërkush s’pe merr vesh çka po don e çka po thot?”, ka shkruar Syla.

Lajme të ngjashme