Valon Syla: Qysh mundet një Albin me tutë një Kosovë? - NACIONALE

Valon Syla: Qysh mundet një Albin me tutë një Kosovë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla, ka pyetur se si është e mundur të frikësohen të gjithë nga kryeminsitri Albin Kurti, e më së shumti opozita.

Syla ka thënë se opozitarët nuk e kanë përnjëmend kundërshtimin e Kurtit.

Sipas tij, ata po kalkulojnë.

“Gjithmonë e kanë një frikë. Do djem të rinj të VV-së hajn i thonë gjithkujna, kur e ke pa ti dikënd të opozitës që ia ngjet për dore edhe me thënë deri të vjen prokurori s’po dalim nga këtu”, ka thënë ai në T7.

Sipas Sylës, opozitarët nuk besojnë në politika liberale.

“S’kanë qëndrim për Open Balkan, ose kanë por tuten me folë. Qysh mundet një Albin me tutë një Kosovë? Qysh munden me shujtë me naftëtarë, me dugojgji, me prodhues, me taksista, me krejt?”, ka pyetur Syla.

Ai ka thënë se opozita nuk ka kurajon as të organizojë protesta dhe këtë gjë, ka thënë ai, ia lënë në dorë kryetarit të partisë jashtëparlamentare PSD, Dardan Molliqaj.

“Kur duan protesta, e lëshojnë Dardan Molliqajn përpara dhe ia qesin Pal Lekajn prapa”, ka thënë ai.