Syla: Qeveria Kurti s'paska pikë përgjegjësie e as transparencë më të voglën publike
Analisti Valon Syla, përmes një reagimi në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç thotë ai, mos transparencë në bisedime.
“Qeveria Kurti spaska pikë përgjegjësie e as transparencë ma të voglën publike. Ken në bisedime ska as komunikatë se lemo naj llaf publik me na tregu se çka pat e çka ndodhi.” – shkroi Syla.
Por, qe një listë e tmerrit te Qeverisë Kurti që e ilustron.
Përveç kësaj, Syla ka listuar një listë të gjërave që sipas tij, tregojnë dështimin e kësaj qeverie.
“Banka Boterore dje e botoi raportin ku inflacioni per qershor ne Republiken e Albin Kurtit per produkte ushqimore eshte 19.1%.
Rritja ekonomike nga Banka Boterore ne Kosove parashitet te kolapson me nën 4% (nga minimalja afro 5% deri në 10% për vjet sa ka qenë.
Investimet komunale te Qeverise Kurti ne komuna, perfshijne 4 komuna te VV dhe vetem dy nga partite tjera, nje diskriminim plotë urrejtje.
Edhe saktesisht 1 muaj nga sot ja nisë sezoni i vjeshtës dhe kjo qeveri nuk ka plan, nuk ka deshire, nuk ka aftesi dhe nuk ka njohuri si ti ndihmon Kosoves ta perballon krizen. Presidentja dhe Kryeministri jane dorezuar dhe as nuk shihen as nuk degjohen gjalle. Kosova ka mbetur jetime.” – shkroi Syla në Facebook.
Postimi i plotë: