Syla për takimin e Ohrit: Kurti gjithçka çka ka premtuar e ka shkelur - NACIONALE

Syla për takimin e Ohrit: Kurti gjithçka çka ka premtuar e ka shkelur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për pak orë pritet të nisë takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

E sa i përket takimit gazetari Valon Syla ka folur për qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti dhe pritshmëritë që i ka nga ai.

“Albin Kurti gjithçka çka ka premtuar, pothuajse e ka shkelur. Të gjithë votuesit e vet shihet se i ka mashtruar, si në aspektin ekonomik, si në aspektin e rritjes së pagave, si në aspektin e luftimit të krimit e ngrehjes zhag të kriminelëve drejt burgjeve. Njeriu më i madh që është arrestuar deri tash, si i njohur për publikun kosovar, është Burdushi. Është një gjendje qesharake për punën e kësaj Qeverie. Albin Kurtit vetëm një rrenë e madhe, që është Zajednica, që e ka përdor për me ardh në pushtet, i ka mbet pa na rrejt. E dyta rrenë të cilën ne ende nuk e dimë, është ajo se përpos Asociacionit, nëse e rren elektoratin dhe e implementon është rrenë e madhe poashtu dhe është humbje për të. Por, edhe nëse nuk e implementon dhe e ndalon ashtu siç i ka premtuar elektoratit të veti mbi 51% edhe ajo do të jetë rrenë ndaj diplomacive të jashtme, ndaj sponsorëve të pavarësisë së Kosovës, vendeve të QUINT, atyre që e ndihmuan Kosovën deri këtu, të cilët nuk do ta tolerojnë”, ka deklaruar Syla për lajmi.net.

Lajme të ngjashme