Syla për eksperimentet e Ramës: Qeshtu veç e kthen Vetëvendosjen e na merr në qafë - NACIONALE

Syla për eksperimentet e Ramës: Qeshtu veç e kthen Vetëvendosjen e na merr në qafë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka reaguar për “eksperimentet” e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me rrugët njëkahëshe e me sheshin e ri.

Rruga që qon kah Katedralja “Nëna Terezë” është shndërruar në shesh, e disa herë rrugët e kryeqytetitt po kthehen në rrugë njëkahëshe. Krejt kjo si tendencë e kryetarit Rama, për të gjetë zgjidhje për komunikacionin në kryeqytet.

Por sipas gazetarit Syla, krejt këto eksperimente e kanë dërguar qytetin në bllokim.

Sipas tij, as autoambulanca nuk mund ta kryejë punën e saj, në rast nevoje, përshkak të vonesave.

E krejt kjo sipas Syles, e sjellë situatën në atë mënyrë që në pushtet të kthehet Lëvizja Vetëvendosje.

“Popull i vocërr me ide të mëdha” e mbyllë postimin e tij, Syla.

Postimi i plotë:

Qyteti i bllokum. Ishalla se rrok dikon zemra se ndihma e shpejtë si mbërrin te shtëpija as për 45 minuta...

Për këtë autobusin qe te çon te Albi Mall ky, i bon nja një orë e ma shumë me mbërri.

Une po eci këmbë por pe shoh që edhe lokalet që paguajnë qira mbi 3000 euro në qendër do të mbyllen.

Krejt këto ndodhin pa e kry asnjë rruge te re as një plan serioz... ketu ska investim, por vec 1 vendim.

Qishtu Përparim Rama vec 1 send e arrinë. Me kthy Vetëvendosjen e me na marrë në qafë hala qytetin. Keni lujt ju poplli i vocërr me ide të mëdha.

#albanologji #PërpaPR #prishtina

Lajme të ngjashme