Syla për Dardan Molliqajn: A e ke pa, si t’ia kapësh dorën, dredhohet vetë
Analisti Valon Syla, ka folur lidhur gafat dhe populizmin e politikanëve.
Syla ka thënë se politikanët përcjellin sondazhet dhe veprojnë sipas rezultateve të tyre.
Ai ka ironizuar me Dardan Molliqajn, kryetarin e PSD-së.
“Dardan Molliqaj hala sillet si opozita kryesore, si të hin ia rras shpullë policit, si t’ia marrsh dorën dredhohet vet”, deklaroi ai në T7.
Tutje, Syla ka kritikuar edhe ish-kryeministrin Abdullah Hoti, i cili sipas tij, hante sandviç, duke kopjuar një veprim paraprak të Kurtit, i cili hante pasul publikisht krah një imami.
“Abdullah Hoti ha sandvic, se Albini ha pasul me hoxhën, tash çu Abdullah haje një sandviç”, tha ai.