Syla: O Albin Kurti, nuk mbahet policia me bakllava
Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në faqen zyrtare ka reaguar kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë se duhet të rrisë rrogat e policëve.
“Vetëvendosje nonstop fol për luftë, por rrogat e ushtrisë e policisë përveç që nuk po i rritë rrogat, ato edhe po i ulë deri në 60 euro në muaj”, shkruan Syla.
Syla vazhdoi duke thënë se nëse kërkoni perfomancë vigjilente nga policia, gardianët e ushtria, rritni rrogat e tyre.