Syla: Mos u gëzoni, arrestimi i Radoiçiqit është film
Analisti Valon Syla ka komentuar arrestimin e Milan Radoiçiqit nga autoritetet serbe.
Ai ka thënë se ky është një film i autoriteteve serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se në fund të procesit gjykatat serbe do ta lirojnë të pafajshëm.
“Mos u ngutni, se arrestimi i Radocicit eshte film. Në fund del te Gjykatat Serbe, se ai e paska mbrojtur integritetin territorial të Serbisë në Kosovë, sepse ashtu e parasheh edhe kushtetuta. Mos u ngutni mu gëzu e mi hongër foret se marut”, ka shkruar Syla.