Syla: Lufta e kosovarëve sot është për mbijetesë - NACIONALE

Syla: Lufta e kosovarëve sot është për mbijetesë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Valon Syla ka renditur rritjen e çmimeve të disa prej produkteve në Kosovë.

Syla për rritjen e çmimeve e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se kryeministri, Albin Kurti po mban fjalime për targa.

Shkrimi i plotë i z. Syla:

Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e dështimeve dhe keqmenaxhimit të qeverise Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa nga çmimet.

⛔️

Çmimi i peletit 410€ - më i shtrenjti në Ballkan.

⛔️

Çmimi i drurit 70€/m - dyfishim për një vit.

⛔️

Rritja e rrogave - zero; ndërsa inflacioni për 15% e ka hanger vlerën e rrogave.

⛔️

Qindra miliona euro investime ende të bllokuara në OSHP... vonesat aty tregojnë vetëm tendenca për korrupsion, ose me vjedh diçka.

⛔️

Buxhetet komunale të bllokuara nga paaftësia apo inati I pushtetit qendror, duke ju hakmarrë komunave që i humbi në zgjedhjet lokale.

Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe ufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa.

Nginu Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme