Syla: Kur e kam lënë duhanin, jam konsultuar me psikolog
Analisti Valon Syla, ka treguar se kur e ka lënë duhanin ka kërkuar ndihmë profesionale.
Syla në emisionin festiv në T7, ka thënë se ishte detyruar të konsultohej me psikologun në kohën kur e ka lënë duhanin.
“Unë e kam një shok të ngusht psikolog. Kur e kam lon duhanin e kam vizitu psikologun sepse kam pas nevojë. Lënja e duhanit shkakton ndryshime të disponimit. Janë momente që duhet me konsultu psikologun”, tregon Syla.
Ai tregoi se pas një kohe pasi e kishte lënë duhanin, është habitur duke kërkuar se ku e ka lënë cigaren.
“Mas një viti e gjysë, veç kur e kam gjetë vetën tu i lypë cigarët, në plazhë”, ka shpejguar Syla.
Tutje, ai ka thënë se shqiptarët duhet vizitohen më shpesh te psikologu sepse kanë probleme të mëdha me depresion.
“Shqiptarët se pranojnë se janë keq. Kosova ka problem të madh me depresion. Njerëzit nuk kanë durim një punë me kry prej fillimit deri në fund”, shtoi ai.