Syla kritikon Hamzën: PDK në Mitrovicë po pajtohet me VV - NACIONALE

Syla kritikon Hamzën: PDK në Mitrovicë po pajtohet me VV

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Valon Syla ka kritikuar Kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza për qasjen e tij ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres Artane Rizvanolli.

Syla ka thënë se pas gjithë kësaj, PDK në Mitrovicë po pajtohet me VV-në.

Postimi i plotë i tij:

Bedri Hamza mezi s'paska prit me u rrasë te Albin Kurti e Rizvanollka aty në Trepçë. Pse nuk e thirreshit edhe Agim Bahtirin, ish bo nejë ma e mirë...

Ky kompleks i PDK'së ndaj njerëzve që qesin video çdo jave për shokët e opozitën komplet e të e len me kuptu veç një send; Qe PDK në Mitrovicë po pajtohet me VV, ose që hiq se ka gajle atë punë. Ose Bedria po ndjehet ok me krejt këtë. Qytetar i pa fajshëm me këpuca të llakut. Zotëri njeri.

Interesant... dhe besoj se qashtu do të fitoni në zgjedhje.

Lajme të ngjashme