Syla: Këta që krenohen me ndalimin e dinarit darkojnë në Graçanicë
Analisti Valon Syla ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për çështjen e ndalimit të dinarit serb në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se këto veprimi kryeministri Alin Kurti i bën për konsum të brendshëm.
Në emisionin “Pressing” të televizionit T7, ai ka thënë se këta që krenohen me ndalimin e dinarit serb darkojnë në Graçanicë.
“Albin Kurti këtë e bën për komentet e këtyre që hajnë iftar në Graçanicë, bile rasti i fundit kriminal ai që e vrau gruan, prej Graçanice ka nis. Kjo është ajo euforia, se këta patriotë, me dinarë, me taksë 100%, han darkë Graçanicë”, ka thënë Syla, raporton Express.