Syla i çon mesazh LDK-së për debatin rreth FARK-ut: S’fitohen zgjedhjet me këto pretekste
Valon Syla, analist, ka komentuar debatet e fundit në lidhje me FARK-un dhe vrasjet e pasluftës, ku në mesin e tyre kishte shumë pjesëtarë të LDK-së, të cilat vrasje edhe sot janë shumica të pazbardhura.
Syla ka shkruar se një “pjesë e strukturave” të LDK-së e rizgjojnë debatin mbi këto dy tema.
Tutje, Syla ka vlerësuar se “nuk mundet që përsëri me këto pretekste të fitohen edhe zgjedhjet e ardhshme”.