Syla flet për largimin e edhe një deputeti nga VV-ja, tregon emrin e tij - NACIONALE

Syla flet për largimin e edhe një deputeti nga VV-ja, tregon emrin e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Me konfirmimin se deputeti Fatmir Humolli është larguar nga VV-ja, pas Doarsa Kica-Xhelilit dhe Haki Abazit, Valon Syla ka shkruar edhe për largimin e mundshëm të një deputeti të katërt.

Në një postim në Facebook, Syla ka thënë se po flitet që Hydajet Hyseni është rrugës për t’u larguar nga partia në pushtet.

“Vetëvendosjes i ikën 3 deputetë deri tash. Doarsa Kica, Haki Abazi dhe Fatmir Humolli... gojkqinjët e kryeqytetit nga VV po flasin poashtu se Hydajet Hyseni është rrugës për tu larguar poashtu...”- ka shkruar Syla.

Ai e ka përfunduar postimin e tij duke e cilësuar gjithë situatën si, “interesant”.

Lajme të ngjashme