Syla: A po tutet VV-ja më hy në zgjedhje?
Analisti Valon Syla ka komentuar përzierjen e kryeministrit Albin Kurti dhe të VV-së në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.
Ai ka vlerësuar se kjo është një shenjë se VV-ja po frikësohet të futet në zgjedhje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se ndërhyrja e VV-së në zgjedhjet në Maqedoni janë një test.
“A po tutet VV me hi ne zgjedhje... pe provon nje here në Maqedoni, e kur del keq atje... e presim në zgjedhje në Kosovë”, ka shkruar Syla.