Svela shkruan për djegien e ‘Comoditës’ në Gjakovë, pa ia përmendur emrin - NACIONALE

Svela shkruan për djegien e ‘Comoditës’ në Gjakovë, pa ia përmendur emrin

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Punëve të brendshme, Xhelal Svela ka reaguar rreth situatave të fundit, si pasojë e vërshimeve të mëdha.

“Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë” – shkruan Svela.

Ai ka shkruar edhe rreth djegies totale të fabrikës ‘Comodita’ në Gjakovë por nuk e përmend me emër.

“Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme