Sveçla: Zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dënuar veprimin e Serbisë për t`i arrestuar policët e Kosovës nga komunitet serb.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministri Albin Kurti, ai ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh.
“Sipas informatave që kam pranuar nga policia 10 pjesëtarë policorë janë ndalur, pesë prej tyre janë lirua mbrëmë, kurse katër sot. Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të jetë i arrestuar. Zëvendësdrejtori Jankoviq është dërguar dje në Rashkë, metodë kjo e përsëritshme e autoriteteve të Serbisë. Sipas informatave të fundit, ai është dërguar tashmë në paraburgim për 48 orë me akuzën për prishje të rendit kushtetuese”, ka thënë Sveçla.