Sveçla - Vuçiqit: Do të kesh ditë, javë e muaj të vështirë - NACIONALE

Sveçla - Vuçiqit: Do të kesh ditë, javë e muaj të vështirë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka një përgjigje qëndrimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se po tentohet “t’i merret Kosova, porse Serbia nuk do të lejojë t’i merret asnjë copë tokë”.

Sveçla i tha se Vuçiq do të ketë ditë, javë e muaj të vështirë, teksa thekson se stabiliteti në territorin e Kosovës do të fuqizohet edhe më shumë.

“Sa i takon aspiratave shoveniste të Vuciqit në raport me Kosovë, unë mund t’i premtojë ditë të vështirë, javë të vështira, muaj të vështira për të. Sa i përket stabilitetit të Kosovës, ai stabilitet do të fuqizohet. Rendi dhe ligji veçse do të mbizotërojë atje edhe më shumë. Dhe shumë shpejt ne do t’i ofrojmë shanset që secili qytetar i asaj zone të jetojë i qetë”, tha ai në Syri tv.

Lajme të ngjashme