Sveçla viziton policët në veri: Sovraniteti është i patjetërsueshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka postuar disa fotografi nga veriu i vendit, ku ka takuar polic të njësisë speciale, të cilët po qëndrojnë atje.
Sveçla ka shkruar se Sovraniteti është i patjetërsueshëm, duke falënderuar Policinë për punën e tyrë, të pa kursyer.
E plotë:
Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.
Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm.
Faleminderit!