Sveçla tregon se janë mbyllur disa komuna ilegale: Koha e paligjshërisë ka përfunduar - NACIONALE

Sveçla tregon se janë mbyllur disa komuna ilegale: Koha e paligjshërisë ka përfunduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka publikuar një video, në të cilin ka njoftuar për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në Pejë e Klinë.

Sveçla ka theksuar se koha e paligjshmërisë ka përfunduar.

Tutje, Sveçla theksoi se “mbesim të përkushtuar për fuqizimin” e institucioneve të Kosovës.

“Pas një koordinimi të ngushtë mes Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë, Policia sot ka zhvilluar një aksion në mbylljen e strukturave paralele të Serbisë që kanë operuar brenda Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj.

Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.” – shkroi Sveçla.

Lajme të ngjashme