Sveçla thotë se s’ka ikje masive: Serbia i përdorë këto raportime kundër shtetit tonë - NACIONALE

Sveçla thotë se s’ka ikje masive: Serbia i përdorë këto raportime kundër shtetit tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se raportimet për ikje masive të qytetarëve nga Kosova janë të pavërteta.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këto raportime përdoren edhe nga Serbia kundër Kosovës.

“Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve.” – është shprehur ai.

Tutje, Sveçla ka publikuar edhe disa shifra, që sipas tij janë të dhëna nga pikat kufitare:

“Sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë. Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njejtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”.

Ai në fund u ka bërë thirrje mediave për korrektësi dhe në raportim për lajmet mbi këtë temë e të tjera.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme