Sveçla, të gjithëve: Hapja e Urës së Ibrit çështje e mbyllur qysh më 2016
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim edhe të automjeteve “është çështje e mbyllur” është shprehur prerazi Ministri i Brendshëm, Xhelal Svçela, në një prononcim të shkurtër para gazetarëve në Mitrovicë.
Teksa po “inspektonte” punën e vlerësimeve teknike dhe infrastrukturore të qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit, Sveçla e quajti hapjen e urës temë të kryer “qysh më 2016”.
“Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Xhelal Sveçla.