Sveçla takohet me homologun e tij në Tiranë, pjesë e diskutimit vizioni për rajon më të sigurtë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, u takua sot me homologun e tij Taulant Balla, dhe me menaxhmetin e Policive të të dy shteteve.
Pjesë e diskutimit ishin edhe rezultatet e përbashkëta të arritura në kuadër të luftimit të të gjitha formave të krimit si një vizioni i yni për një rajon më të sigurt.
“U dakorduam për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale”, shkruan Sveçla.