Sveçla sërish në Jarinje: Po garantojmë sundim të ligjit në çdo cep të territorit - NACIONALE

Sveçla sërish në Jarinje: Po garantojmë sundim të ligjit në çdo cep të territorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sërish pikën kufitare në Jarinje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se po garantohet sundimi i ligjit në çdo cep të territorit të Kosovës.

“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme