Sveçla: Reciprociteti do të zbatohet me 1 shtator, Hovenier e tha qartazi këtë - NACIONALE

Sveçla: Reciprociteti do të zbatohet me 1 shtator, Hovenier e tha qartazi këtë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se zbatimi i vendimit për reciprocitet me Serbinë do të zbatohet nga 1 shtatori.

Si argument Sveçla e përdori ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Kjo për shkak se ka një luftë të madhe propagandistike që ka shkaktuar huti tek qytetarët serbë të Kosovës. Atëherë ne do të vazhdojmë fushatën informuese dhe këto dezinformata të Serbisë t’i neutralizojmë dhe të vazhdojmë me zbatimin e vendimit më 1 shtator. Ambasadori e ka thënë qartazi këtë”, tha ministri Sveçla.

“Ne kemi legjitimitet të plotë, duke qenë se janë rrjedhojë e marrëveshjeve të mëhershme. Është qasje normale pasi ka 11 vjet që Serbia i lëshon dokumente hyrje-dalje shtetasve të Kosovës e këtë e bën edhe duke i maltretuar qytetarët”, tha Sveçla dje në RTK.

Tutje, Sveçla tha se më mirë do të ishte të mos kishte fare këso letrash e të njihen dokumentet e të dyja shteteve.

“Për mua dhe Qeverinë e Kosovës është shumë më mirë të mos kemi fare kësi letrash, të njihen dokumentet e vendeve respektive”, tha ai.

Lajme të ngjashme