Sveçla publikon pamje nga vendi ku u vra polici Enver Zymberi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot vendin ku është vrarë polici Enver Zymberi.
Sveçla në këtë vizitë, ka qenë i shoqëruar nga zyrtarë policorë.
“Nga vizita e sotme së bashku me kolegët e Policisë së Kosovës, në vendin ku u vra nga strukturat kriminale serbe heroi Enver Zymberi, në Zubç të Zubin Potokut”, ka shkruar Sveçla.
Polici Enver Zymberi është vrarë më 26 korrik 2011, nga pjesëtarë të strukturave paralele serbe, gjatë një aksioni në veri të Kosovës.