Sveçla për plagosjen e policëve: Sulm ndaj rendit të Republikës
Ministri i Brenshëm, Xhelal Sveçla ka komentuar për plagosjen e dy policëve në Skenderaj, ku i dyshuari për këtë ngjarje është Nuredin Lushtaku.
Sveçla thotë se ushtrimi i detyrave publike të policisë duhen të jenë të papanguara.
“Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e republikës”, ka shkruar ministri Sveçla.
Ministri i Brenshëm, i cili ndodhet në Bruksel u ka uruar shërim zyrtarve policorë duke thënë se do t’i vizitoj porsa të kthehet në Kosovë
“Do t'i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel. Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t'i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla.