Sveçla për kërkesat e policisë: Kosova është vendi më i varfër në rajon e Europë - NACIONALE

Sveçla për kërkesat e policisë: Kosova është vendi më i varfër në rajon e Europë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brenshëm, Xhelal Sveçla gjatë raportimin në komision parlamentar, ka folur për kërkesat e policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të kihet parasyshë fakti se Kosova është vendi më i varfër në rajon e Europë.

Mundohemi që për të gjitha pretendimet t’i sqarojmë, por nuk do të thotë që të gjitha kërkesat dhe pretendimet mund t’i përmbushim. Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe në Europë dhe kërkesat që mund të duken të drejta, duhet të shihen se çfarë barre buxhetore bien.”- ka thënë Sveçla.

Tutje ai ka deklaraur se kontributi i Policisë është i jashtëzakonshëm, e se nuk ka tendenca që ata të shfrytëzohen.

Por në asnjë moment nuk ka tendenca që dikush të shfrytëzohet, por të gjithë ata të paguhen në bazë të punës dhe kontributit të japin, që dorën të zemër, është një kontribut i jashtëzakonshëm. E gjithë Policia ka qenë maksimalisht e mobilizuar që në plotëni të realizojmë detyrat dhe obligimet që na janë dhënë dhe besoj që tashmë është e faktuar që këto detyra jemi duke i plotësuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Sveçla.

Lajme të ngjashme