Sveçla pasi xhandarmëria serbe u pa në kufi: Jemi të aftë të ballafaqohemi me çfarëdo sfide - NACIONALE

Sveçla pasi xhandarmëria serbe u pa në kufi: Jemi të aftë të ballafaqohemi me çfarëdo sfide

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se janë të aftë të ballafaqohen me çfarëdo sfide, pasi katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë duke qëndruar te stacioni policor kufitar në Merdarë.

Sipas “EO”, Sveçla fillimisht ka thënë se është shkelur marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare.

“Bëjnë shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare. Nuk është hera e parë që ata bëjnë shkelje të kësaj marrëveshje, por shpresojmë të jetë e fundit. Ne patjetër që jemi të gatshëm me u ballafaqua më çdo shkelje të tyre dhe në të njëjtën kohë edhe t’i prezantojmë ato tek partnerët tanë si dëshmi shtesë se si Serbia nuk është e gatshëm për të bashkëpunuar pavarësisht marrëveshjet të cilat ajo i ka nënshkruar.” – ka thënë ai.

Tutje, ai është shprehur se janë të aftë të përballen me çfarëdo sfide “nga brenda apo jashtë”.

“Është e qartë se Kosova është e kërcënuar nga aspiratat hegjemoniste të Serbisë gjithë aparati i tyre shtetëror punon për të përmbushur qëllimet e tyre të cilat jo vetëm që janë të papranueshme për ne, por edhe kriminale në realitetin tonë. Institucionet e Kosovës po forcohen çdo ditë që këto qëllime të Serbisë të zmbrapsen në çdo moment tash edhe në të ardhmen. Jam i bindur që këto provokime do të dështojnë patjetër vështirësojnë jetën e qytetarëve tanë posaçërisht të komunitetit serb, por ne jemi të aftë që të ballafaqohemi me çfarëdo sfide nga brenda apo jashtë”.

Lajme të ngjashme