Sveçla paralajmëron takime tjera mes Kurtit e Vuçiqit: Ne jemi shumë parimorë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paralajmëruar takime të reja mes kryeministrit, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Sveçla në “Klan News” ka thënë se Kosova ka qëndrime parimore në dialog, derisa thotë se Serbia përmes presionit ndërkombëtar duhet të ndryshojë qëndrim.
“Tash do të ketë edhe takime të tjera, por është e qartë se ne kemi qëndrime shumë parimore, të drejta dhe duhet që përmes bashkëpunimit më ndërkombëtarët, që përmes presionit Serbia të ndryshojë qëndrim”, ka thënë ai.
Pyetur për situatën në veri të vendit, pas tensioneve të 31 korrikut, Sveçla tha se gjendja atje është “fragjile”.
Mund të themi se është një stabilitet shumë fragjil, i cili cenohen nga strukturat paralele kriminale,që udhëheqen nga Serbia, influencohen nga Rusia...Mos të harrojmë se për 23 vite ajo zonë ka qenë ‘El Dorado’ i krimit, ku ka sunduar krimi dhe struktura kriminale kanë udhëhequr atë shoqëri atje, e kanë shtypur shoqërinë atje, pavarësisht etnisë që kanë pasë”, tha ai.
“Vlen të theksohet se pikërisht këto zhvillime sollën takimin Kurti-Vuçiq i cili u zhvillua të enjten, por që nuk pati ndonjë marrëveshje.