Sveçla nuk i bindet urdhrit të gjykatës, avokati: Sipas informacioneve, gjendet jashtë vendit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duhej të paraqitej sot në gjykatë sipas urdhëresës që ishte lëshuar.
Por kjo seancë, ka dështuar sot pikërisht pse Sveçla nuk është paraqitur në gjykatë.
Por, avokati i Sveçlës, Laur Prena, ka thënë para gazetarëve se ‘sipas informacioneve që ka, Sveçla është në një vizitë zyrtare jashtë vendit’.
“Sipas informacioneve që kam zotëri Sveçla gjendet jashtë vendit në një vizitë zyrtare”, tha avokati i tij, Prena.