Sveçla njofton: Është arrestuar një i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it - NACIONALE

Sveçla njofton: Është arrestuar një i dyshuar për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan.

Disa prej pjesëtarëve të KFOR-it, kanë mbetur me pasoja të përjetshme.

“Arrestohet edhe një nga terroristët që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”, njoftoi ai.

Lajme të ngjashme