Sveçla: Nesër është mundësia që përmes votës grupet e Vuçiqit të marrin përgjigjen e merituar - NACIONALE

Sveçla: Nesër është mundësia që përmes votës grupet e Vuçiqit të marrin përgjigjen e merituar

3 vjet më parë

nga NACIONALE


Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në Facebook, ka ftuar të gjith qytetarët me të drejt vote, që ta shfrytëzojnë atë, e të votojnë për kryetar komunash në 4 komunat veriore.


Sipas Sveçlës ka pasur shumë presion, kërrcënime e së fundmi edhe arrestime për serbët të cilët po marrin pjesë në institucionet tona. Ministri ka bër ftesë që nesër të dilet sa më masovisht në zgjedhje në mënyrë që të qytetarët serb, siç thotë ai të çlirohen nga grupet e kontrolluara nga Vuçiq.


E plotë:


Qytetarët tanë të komunitetit serb vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.
Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion i’u kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme.
Qëllimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb të cilët në vazhdimësi janë përdorur si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre. Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr përshkak të presioneve e sulmeve të shumta.
Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta.

Lajme të ngjashme