Sveçla në Pavarsinë e SHBA: Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Ameriken - NACIONALE

Sveçla në Pavarsinë e SHBA: Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Ameriken

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 248 vjetorin e pavarësisë.

Sveçla shkruajti se pavarësia e tyre ka vendosur themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut, demokracia e shëndoshë, barazia e drejtësia që synon deklarata e shpalljes së pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të jenë themelet e përpjekjeve të përditshme të popujve që duan jetë e zhvillim të qetë e në paqe. Këto vlera duhet dhe do të triumfojnë përballë agresioneve e rreziqeve me të cilat po përballet bota e njerëzimi”, shkruan Sveçla.

Lajme të ngjashme