Sveçla merr pjesë në takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot po merr pjesë në një takim që po mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto me ambasadorin e Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti.
Ai ka treguar se pas pak do të fillojë takimi i ministerialit të brendshme në kuadër të këtij procesi.
“Pas pak, fillojmë me takimin e ministerialit të brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Sveçla.