Sveçla me Federatën e Çiklizmit dalin me biçikleta nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovicës
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla me ftësë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, e së bashku me Drejtorin e Policisë, kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovicës.
“Gjatë tërë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive mes gjithë pjesëmarrësve çiklistë. Në nderim të Heroit Enver Zymeri, në vendin ku ai ra dhe gjindet pllaka përkujtimore bëmë një minutë heshtje. Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth.” – ka shkruar ndër të tjera Sveçla.
E plotë:
Me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit Marakli t’Biciklave, bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Zëvëndësministren Daulina Osmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, deputeten Fitore Pacolli, sot me biçikleta bëmë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovicës, gjithsej 35.8km.
Gjatë tërë rrugëtimit mbizotëroi atmosferë sportive mes gjithë pjesëmarrësve çiklistë. Në nderim të Heroit Enver Zymeri, në vendin ku ai ra dhe gjindet pllaka përkujtimore bëmë një minutë heshtje. Sakrifica e tij dhe Heroit Afrim Bunjaku dhe angazhimi i gjithë kolegëve të tyre, bënë të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth.